E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka-Vokri, diskutime për të ardhmen në FIFA

Ditën e hënë mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare njëditore presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ai do të shoqërohet nga dy nënkryetarët e FFK-së. Ata do të priten në takime të vecanta nga zyrtarë të lartë të FSHF-së, përfshirë presidentin Armand Duka dhe zyrtarë të tjerë. Në këto takime do të diskutohet gjerësisht për strategjitë e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe FSHF-së në të ardhmen. Tema kryesore pa dyshim do të jetë plotësimi i kërkesave që do të plotësojë FFK-ja për t'u anëtarësuar së shpejti në FIFA dhe UEFA. FSHF-ja është caktuar nga këto organizma edhe si kujdestare për të ndihmuar në këtë proces. Afro dy javë më parë FFK-ja zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme, ku zgjodhi strukturat drejtuese, përfshirë edhe presidentin Vokrri. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar i drejtuesve më të lartë të FFK-së në Tiranë, pas zgjedhjes së tyre në krye të këtij organizmi.
Marre nga fshf.org

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›