Lorik Cana midis Romës dhe Evertonit

Mediat franceze, së cilave u referohet calciofrance.com, bënë të ditura se Roma është e interesuar shumë fort për të siguruar shërbimet shqiptarit Lorik Cana (24 vjec), kapiten i Olimpikut të Marsejës. Mesfushori, titullar i padiskutueshëm i ekipit kombëtar shqiptar, ndiqet edhe nga Evertoni në Angli, që ofroi sipas mediave britanike 5 milionë stërlina (rreth 10 milion dollarë).
Cana, i lindur në Kosovë në vitin 1983, duke e larguar më pas në Zvicër, ku debuton me Lozanë Sport, përpara se të bashkohej me Paris Sën Zhermenin në Francë.
Në vitin 2005, Cana bëhet pjesë e Olimpikut të Marsejës, me të cilën ka nëj kontratë deri në vitin 2012 dhe është shndërruar në idhull të tifozerisë. Përvec Romës dhe Evertonit, edhe Bajerni i Munihut ka treguar interes për lojtarin shqiptar me cmimin më të shtrenjtë në treg, 13 milionë euro sipas transfertmarkt.de.
Faqja online e gazetës angleze Daily Mail publikoi përvec lajmi të interesimit të bosit të Evertonit, Devid Mojes, edhe një video me një ndeshje të Lorik Canës.