Shkodran Metaj, e ardhmja te Ajaksi i Marko van Bastenit

Talenti kosovar, Shkodran Metaj, mesfushori i FC Groningen në kampionatin maksimal holandez dhe lojtar i Kombëtares "portokalli" U-21 (1 gol në miqësoren kundër Danimarkës), ishte në qendër të vëmendjes të uebsajtit prestigjioz V-bal.nl. Paraqitjet e tij të deritanishme në nivel të lartë me Groningen (në ndeshjen e fundit dha dy asistë në fitoren 5-2 të skuadrës së tij) kanë befasuar ekspertët holandezë të futbollit që e lidhin të ardhmen e tij me një klub të madh, ku në fokus mbetet Ajaksi. Ish-klubi i legjendës Johan Krujf, katër herë kampion i Europës, do të drejtohet sezonin e ardhshëm nga një tjetër lojtar i madh, Marko van Basten. PO botojme me shkurtime intervisten
Shkodran, këtë sezon keni bërë edhe debutimin tuaj në ekipin e parë. A jeni i kënaqur me paraqitjen tuaj?
Po, jam i kënaqur. Kam luajtur shumë ndeshje, por më duhet të punoj cdo ditë për t'u përmirësuar. Kam marrë shumë përkrahje nga trajneri im, por nuk kanë munguar edhe kritikat.
Ju keni luajtur për ekipet e moshave të "portokallinjve" te U-16, U-17 dhe U-21, megjithatë nuk keni luajtur kurrë në një turne të madh. Pse ndodh kjo?
Te Kombëtarja U-17 lojtarët e tjerë ishin më të zhvilluar se mua, për më tepër që atje luaja jo në pozicionin që luaja të klubi im. Mungova në Kampionatin Botëror U-17, që u zhvillua në Peru, pasi isha operuar në gju. Kur u ktheva në fushë vazhdova me idenë që të bëhesha një futbollist profesionist.
Debutuat me FC Groningen në shtator të vitit 2007 kudër Ajaksit në transfertë ku me dy topa të bukur me kokë. Si e përjetuat atë ditë? E dinit më përpara se do të luanit?
Po. Një javë më parë Frederik Stenman u dëmtua. Unë kisha luajtur gjatë ndeshjeve stërvitore si mbrojtës i majtë. E parandieja se do të luaja kundër Ajaksit. Bëra një ndeshje luanësh me të rinjtë e FC Groningen dhe trajneri më besoi. Dy ditë përpara ndeshjes unë e dija se do të luaja kundër Ajaksit. Dita e ndeshjes u kompletua në mënyrë të bukur.
Ajaksi mori fillimisht nga Groningen Luis Suarezin, më pas Lindgren për të vazhduar me Bruno Silvën. Të gjithë janë lojtarë të shkëlqyer dhe janë rritur të Groningen. E prisni edhe ju këtë fat, të luani me një nga top-klubet e Holandës?
Po, Reali i Madridit, Barcelona dhe Arsenali blejnë futbollistë të Ajaksit. Ata janë të detyruar ta rinovojnë ekipin. Kështu është dhe do të jetë gjithmonë. Ne gjithashtu morëm Rover dhe Paull nga klubet e tjera të Eredviese.
Groningen për momentin ndodhet në vendin e katërt, me një pikë më pak se Fejenordi. Shpresoni ta mbyllni në vendin e tretë, apo më lart?
Përderisa top-klubet po lënë pikë rrugës, gjithcka është e mundur. Gjithsesi, është një pozicion i cuditshëm. Në kemi një ekip të ri, me potencial të madh.