Napoli-Inter, pritet rekord shikuesish

Shpërthejnë ethet anti-Inter. Tifozeria e Napolit i ka blerë të gjitha biletat e hedhura në shitje të lirë (27 mijë), të cilat u shtohen edhe 23 mijë tifozëve të abonuar. Të dielën në mbrëmje mund të thyhet edhe rekordi sezonal në "San Paolo", i vendosur kur Napoli luante kundër, ku ishin të pranishëm 56 022 spektatorë. Interi, kampion i Italisë dhe kryesues absolut i Serisë A, barazoi të mërkurën me Romën (1-1), duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh me skuadrën e Spaletit.