E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker: Nuk dua të rikthehem

“Unë nuk dua të rikthehem.” Këtë e thotë Mikael Shumaker për Sport Mediaset direkt nga Valencia, duke u dhënë fund hipotezave mbi rikthimin e tij në drejtimin e “kokëkuqes.” Për shkak të problemeve në qafë, ai nuk do të zëvendësojë dot Felipe Masën tek njëvendëshja italiane.

Kështu, Shumi i përgënjeshtron në mënyrë përfundimtare ato që revista “Bild” raportonte pak ditë më parë. Sipas të përditshmes gjermane, 7-herë kampioni i botës do të vazhdonte stërvitjen për t’u rikthyer në pistë brenda këtij sezoni.

“Mikael e ka gjetur ritmin dhe tashmë kërkon ta mbajë,”- bëri të ditur Uili Veber, menaxheri i 40-vjeçarit. Por vetë Shumaker e mohon.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›