Duka-klube: Pango, firmos statutin!
Jeton Selimi
Takimi i djeshem ne federate, ashtu sic ishte paralajmeruar nje dite me pare nga “KJ”, rezultoi te ishte nje pakt i ri mes klubeve dhe presidentit Duka dhe do te kerkojne te vene me shpatulla pas murit ministrin Pango. Deklarata e perbashket me kater pika sulmon njeshin e ministrise se linjes, por nga ana tjeter shfaq edhe gatishmerine e klubeve ne permiresimin e imazhit te sportit ne Shqiperi. Por, ajo qe vlen te theksohet eshte ndryshimi i kursit te presidenteve, te cilet vetem 11 dite me pare ishin gati te minonin Kampionatin Kombetar te Futbollit dhe te largonin ne unanimitet presidentin Duka. Por kane mjaftuar dy raunde bisedimesh dhe pak ore “tête-à-tête” dhe klubet e kane kthyer pllaken. Dje eshte krijuar nje front i ri, nje shtrengim duarsh dhe shume premtime, nderkohe nga ana e MTKRS-se nuk ka pasur asnje prononcim zyrtar.
Deklarata
Qe ne fillim vihet ne dukje arsyeja numer 1 e mbledhje, vendimi i FIFA-s dhe UEFA-s per te pezulluar Shqiperine nga arena nderkombetare. “Ne, perfaqesuesit e 12 klubeve te Kategorise Superiore, te mbledhur sot ne nje takim ne Federaten Shqiptare te Futbollit, me presidentin e FSHF-se dhe Komitetin Ekzekutiv te saj, me shume seriozitet, kemi marre informacion dhe kemi diskutuar per gjendjen ne futbollin shqiptar dhe pasojat qe jane krijuar pas vendimit te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s dhe UEFA-s, per pezullimin e Shqiperise nga te gjitha kompeticionet evropiane dhe boterore”, thote paragrafi i pare i deklarates, qe me pas vijon me kater pikat, ku i kerkohet ministrit Pango te firmose statutin. “Te shqetesuar per kete vendim, i cili jo vetem e penalizon rende futbollin shqiptar, por prek edhe drejtperdrejt investimet tona, ne perfaqesuesit e klubeve te kategorise superiore vendosem: 1. T’i kerkojme ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, z. Ylli Pango, te plotesoje zyrtarisht kerkesat e parashtruara nga FIFA dhe UEFA. Te firmose statutin e aprovuar ne asamblene e dates 09.06.2007 nga anetaret e saj.
2. Z. minister, te demonstroje vullnet te plote, qe garanton plotesimin e kushteve te vena nga FIFA dhe UEFA dhe te hyje sa me pare ne kontakt me keto organizma per zgjidhjen e problemit. 3. Ne garantojme tere opinionin publik se do te jemi kritike ndaj fenomeneve negative qe shfaqen ne futbollin shqiptar. Ne garantojme, se do t’i luftojme keto fenomene negative brenda familjes se futbollit dhe me mbeshtetjen e anetareve te saj. 4. U ra dakord qe ne Asamblene e ardhshme te FSHF-se te vendosen ne rendin e dites dhe te diskutohen disa pika per te cilat, ne si klube, do te biem dakord”. Mjafton te lexosh pikat e mesiperme qe te kuptosh se tashme nuk behet fjale per klan kunder Dukes, si pak dite me pare, por per nje bashkim federate-klube kunder ministrit Pango, aq me teper kur ne pjesen permbyllese te deklarates, klubet dhe federata theksojne se problemet e tyre jane ne gjendje t’i zgjidhin brenda familjes: “Ne garantojme se kemi te gjitha forcat per t’i zgjidhur vete dhe brenda familjes sone problemet tona. Perfaqesuesit e klubeve te Kategorise Superiore, konfirmojne se do te vazhdojne normalisht aktivitetin dhe njekohesisht jane te bindur qe kjo gjendje duhet te kapercyer sa me shpejt. Futbolli shqiptar ka nevoje te rikthehet urgjentisht ne familjen e madhe te futbollit boteror, atje ku e ka vendin dhe ku meriton te jete”.