Duka: Presim mirekuptimin e shtetit
I kenaqur eshte shprehur presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, i cili ka arritur te beje me vete ata qe deri diten e shtune ishin gati te bojkotonin kampionatin. Mjaft i qete pas mbledhjes, kreu i qeverise se futbollit shqiptar, deklaroi per mediat. “Ajo qe kemi arritur sot eshte nje hap shume i rendesishem dhe qe do te sjelle shume shpejt frytet e veta. Presim vetem mirekuptimin e pales shtet, i cili duhet te veproje sa me shpejt qe te dalim nga kjo situate e pakendshme”. Me pas, Duka pranoi nje prej marreveshjeve mes tij dhe klubeve, pranimin e kerkesave te cdo anetari ne asamblene e radhes. “Asambleja e zakonshme e radhes do te mbahet shpejt dhe une do te mirepres e do te pranoj propozimet e cdo anetari per ndryshime ne statut”, perfundoi deklaraten e tij presidenti i FSHF-se, Armand Duka.
Marreveshja FSHF-klube, ministria hesht
Pritej edhe nje reagim nga ana e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, por ne te vertete asnje psheretime nuk ka pasur. Kreu i dikasterit, Ylli Pango, apo edhe zv/ministri i Sporteve, Ekrem Spahia, nuk kane qene te gatshem per t’iu pergjigjur ceshtjes ne fjale. Madje, nuk dihet ende ne do te kete ndonje konference per shtyp gjate dites se sotme.