Duka merr pjesë në mbrëmjen gala të Federatës Greke me rastin e 100-vjetorit të themelimit

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Greke e Futbollit me rastin e 100-vjetorit të themelimit.
Në këtë jubile të rëndësishëm për futbollin grek, presidenti Duka përcolli urimet e tij për presidentin e Federatës Greke të Futbollit, Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe për të gjithë familjen e futbollit grek.
Në mesazhin e tij, Duka vlerësoi historinë dhe kontributin e futbollit grek, duke e cilësuar 100-vjetorin një moment të rëndësishëm për t’u duartrokitur dhe nderuar.
“Urime 100-vjetorin e themelimit Federata Greke e Futbollit! Një jubile i rëndësishëm për futbollin grek dhe një histori e pasur për t’u duartrokitur e nderuar. Urimet më të përzemërta Presidentit Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe të gjithë familjes së futbollit grek. Gëzuar 100-vjetorin!”, shkruan Presidenti i FSHF.
Pjesëmarrja në këtë event përfaqëson një tjetër moment të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes institucioneve të futbollit të dy vendeve, në kuadër të lidhjeve rajonale dhe europiane të federatave.
/m.q/j.p/r.e/