E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka uron turkun: Te vazhdojme bashkepunimin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dërgoi urimet më të mira homologut të tij turk, Mahmut Ozgener, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Federatës Turke të Futbollit. "Jam i lumtur të konstatoj, që marrëdhëniet midis dy federatave, deri tani kanë qenë në nivele të larta miqësore. Unë shpresoj se nën drejtimin tuaj, marrëdhëniet e dy institucioneve tona do të vazhdojnë në këtë frymë bashkëpunimi, e cila do të forcohet në të ardhmen", - thotë bosi i futbollit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›