Muzaka mbetet “rob” i partizanëve

Gjergji Muzaka, mesfushori sulmues i Partizanit, do të vazhdojë të paktën juridikisht lojtar i të kuqve, edhe pse ish-beniamini i presidentit Albert Xhani kishte kërkuar zgjidhjen e kontratës me 15-herë kampionët e Shqipërisë.
Vendimin përfundimtar e dha Komisioni i Apelit (26.08.2008) pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, që la në fuqi atë marrë 11 ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës, më 15 gush 2008.
Muzaka, i cili pati një debat me presidentin Xhani pas humbjes 1-3 në Tiranë me Shiroki Brijeg në ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminator të Kupës UEFA, nuk stërvitet prej disa javësh me Partizanin, pavarësisht se zyrtarisht është regjistruar si lojtar i kësaj skuadre në Sektorin e Garave të FSHF-së.