Luis Hemilton: “Nuk e njoh frikën”

"Unë nuk trembem kurrë për jetën time. Duket nga zanati që bëj dhe është më mirë kështu". Këtë e thotë Luis Hemilton për revistën e përmuajshme "Men's health" (Shëndeti i meshkujve). "Kur hipi në makinë e ndizet motori, adrenalina më nxit të garoj pa kufi", - rrëfehet piloti anglez i Meklarenit. "Nga ky moment e më pas unë jam në një gjendje mendore që më bën ta ngas veturën në kufijtë e kontrollit, vetëm një hap larg thyerjes. Është si të qëndrosh në ekuilibër mbi një teh brisku dhe të qëndrosh për të gjithë kohën e Cmimit të Madh".