Steaua-Gallatarasaraj, masa ekstreme sigurie

Masa sigurie të panjohura më parë do të merren për ndeshjen Steaua Bukuresht-Gallatasaraj, takimi i kthimit për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve. Ndeshja konsiderohet e "rrezikut të lartë" dhe për këtë motiv do të angazhohen 380 policë dhe me shumë se 600 xhandarë. Lajmin e bëri të ditur Kaalin Zmaradesku, drejtuesi i shoqërisë që do të merret edhe me sigurimin e stadiumit. Sipas gazetës rumune "Sporturilor" do të angazhohen edhe 50 truproja për njerëzit e biznesit.