E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka votebeson trajnerin e kombetares, Han

Vihen ne dukje barazimet me Suedine dhe Portugaline, si dhe lojtaret e rinj qe ka sjelle holandezi, ne radhet e kuqezinjve

Vleresohet menyra e drejtimit te ekipit dhe emrat e rinj qe ka sjelle ne kombetare.

Kombetarja shqiptare barazoi 0-0 ne Malte, ku luajti nje pjese te dyte te dobet dhe rezultati zhgenjyes, vuri ne qender te kritikave trajnerin holandez, Ari Han. Tre jave me vone do te mberrije ne Tirane rivali direkt i kuqezinjve per vendin e katert ne grup, Hungaria, e cila na ka shkaktuar te vetmen humbje deri tani. Nga pese perballje, ne eliminatoret e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", presidenti i FSHF-se, Armando Duka, i ka dhene besim te plote trajnerit holandez Ari Han, per te cilin thote se ka bere nje pune te madhe, gjate drejtimit te kuqezinjve.

Ecuria

Han e ka drejtuar ekipin tone kombetar ne eliminatoret e boterorit afrikan, duke grumbulluar gjashte pike, ne pese ndeshje. Kuqezinjte kane pesuar vetem nje humbje me Hungarine, por vecohen barazimet e arritura ndaj Suedise dhe Portugalise. Presidenti i FSHF-se, Armando Duka eshte shprehur optimist se ndonje rezultat tjeter pozitiv ndaj Hungarise dhe Danimarkes, do t'i sjelle Shqiperise nje shans te mire per te ecur para. "Une kam nje opinion te mire dhe pozitiv per trajnerin e kombetares, Ari Han. Ai di si te motivoje skuadren dhe me pelqen menyra e tij, sesi e pergatit ekipin kombetar para ndeshjeve", - eshte shprehur Duka per "uefa.com". Me tej presidenti i FSHF-se vlereson edhe punen 1-vjecare te holandezit, ne krye te kuqezinjve. "Ai eshte nje profesionist i madh. Me pelqen disiplina qe ka vene ne ekip. Ai ka bere nje pune te madhe. Ari Han po punon me kurajo dhe per kete arsye une e admiroj."

Malta

Nje barazim pa gola ne Malte, ne ndeshjen e fundit te eliminatoreve, "Afrika e Jugut 2010" eshte pritur me kritika ne Shqiperi. Kuqezinjte nuk kishin ne perberje disa lojtare kryesore si Beqaj, Lala, Cana. Presidenti i FSHF-se, Duka e ka hedhur veshtrimin ne perspektive. "Ne baze te lojes qe zhvilluam ne Malte, ne ne fund mbetem te kenaqur me barazimin", - u shpreh Duka. "Malta luajti shume mire dhe u shfaq e rrezikshme ne pjesen e dyte, duke i bere presion kombetares shqiptare. Ishte e veshtire te sulmonim dhe nese nuk do te mbroheshim mire, mund te kishim pesuar ndonje gol nga kundershtari dhe ne kete rast, do ta kishim humbur ndeshjen."

Vleresohet roli i te rinjve ne kombetare

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, pershendeti edhe politikat e trajnerit holandez Ari Han, i cili po ben perpjekje, duke afruar disa lojtare te rinj te perspektives, c'ka perben edhe nje premtimin te trajnerit, kur mori ne dore fatet e kombetares sone. "Ari ka bere nje pune te mrekullueshme duke i sjelle kombetares lojtare te rinj dhe cilesore. Ndaj Maltes pame dy apo tre lojtareve, qe ne ndeshjet debutuese treguan se i perkasin te ardhmes. Andi Lila, Gilman Lika, Elis Bakaj dhe Xhevahir Sukaj jane ne fokus, apo edhe besimi tek Ahmed Jonuzi, Debatik Curri dhe Armend Dallku, qe luajne te Vorlska Poltava." Para ndeshjes se radhes me Hungarine, pritet ndonje surprize tjeter.

Kombetarja, ndeshjet e radhes (Afrika e Jugut 2010)

28/03/09 Shqiperi - Hungari

01/04/09 Danimarke - Shqiperi

06/06/09 Shqiperi - Portugali

09/09/09 Shqiperi - Danimarke

14/10/09 Suedi - Shqiperi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›