Salihi-Bogdani, ne forme para Hungarise
Hamdi Salihi shenoi golin e fundit ne barazimin 2-2, te Riedit ne ndeshjen e se martes, ne kupen e Austrise. Sulmuesi shqiptar i dha shprese ekipit te tij, per kualifikimin ne ndeshjen e dyte. Goli i Salihit verteton se ai eshte nje lojtar ne forme dhe premtues, edhe per kombetaren ne ndeshjen e radhes, ndaj Hungarise. Por edhe Erion Bogdani, po gjen gjithmone e me teper hapesire ne radhet e Kievos, pavaresisht se ende nuk ka gjetur golin e tij te pare me Kievon. Sulmuesi shtatlarte i kuqezinjve, qe eshte aktivizuar titullar ne kater ndeshjet e fundit te kombetares, edhe te Kievo eshte duke dhene nje kontribut, ne misionin per te shpetuar ekipin nga renia ne nje kategori me poshte. Sekreti i ringjalljes se Kievos? Mediat italiane theksojne se trajneri Di Karlo, po i beson gjithmone e me shume stolit, ku ben pjese edhe Bogdani.