E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje "te dua" qe shpeton martesen

Sipas nje studim te ri, shkencetaret dolen ne perfundimin se nje martese e lumtur do te thote te pakten dy hobi te perbashketa mes partnereve, tre perqafime brenda 24 oreve, nje "te dua" ne dite dhe 2 dreka romantike ne muaj. Kerkuesit thane se keta faktore sigurisht do te ndihmojne ne mbajtjen e lumturise martesore per kohe te gjate. Studimi te cilin e kreu ueb-faqja per planifikim te martesave http://www.confetti.co.uk, tregoi gjithashtu se burri dhe gruaja te cilet vertet i permbahen thenies "derisa vdekja te na ndaje", ne shumicen e rasteve jane njohur permes miqve dhe jane martuar mesatarisht 3,5 vjet e gjysme pas qendrimit ne lidhje. Pervec kesaj, eshte konstatuar se per nje martese te gjate dhe te lumtur, nevojitet edhe dallimi i caktuar ne moshe, e me te suksesshmit jane ata mes te cileve dallimi eshte vetem 2 vjet e tre muaj. Ne menyre qe martesa te jete vertete e lumtur, do te duhej qe femija te lindte pas 2 vjeteve e 2 muajve martese. Po keshtu, preferohet qe te mbahet edhe kontakti i vazhdueshem ditor, edhe gjate kohes se orarit te punes, ne forme te thirrjeve telefonike, e-mail apo sms porosi. Ne rutinen e marteses se lumtur duhen perfshire edhe tre udhetime gjate fundjaves brenda vitit, si dhe nje udhetim te perbashket diku jashte vendit. Gjithsesi, ajo qe duhet te mbetet e qarte, eshte se nuk qendron gjithcka ne momentet e perbashketa, pasi martesa kualitative kerkon edhe pak pavaresi, ndaj propozohen dhe dy dalje ne muaj vetem me miqte, pa bashkeshortin apo bashkeshorten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›