E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka zyrtarizon Hasin gjatë javës?

Gjatë kësaj jave, Kombëtarja e Shqipërisë do të njohë trajnerin e ri. Kështu ka thënë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i cili nuk ka dhënë asnjë emër se kush do të jetë pasardhës i Josip Kuzes.

"Brenda kësaj jave ne do të përfundojmë emërimin e trajnerit të ri, i cili do të fillojë nga puna për përgatitjen e dy ndeshjeve miqësore kundër Azerbajxhanit dhe Maqedonisë", ka thënë Duka për televizionin Albanian Screen.

Sipas këtij televizioni, burime brenda FSHF’së kanë bërë të ditur se Besnik Hasi do të ulet sigurt në bankinën e Shqipërisë. Emri i ish-kapitenit kuqezi prej ditësh ka qenë në vendin e parë të listës, ndërsa vetëm detaje të vogla në kontratën e re kanë vonuar konfirmimin.

Presidenti Duka nuk e konfirmon, por në të njëjtën kohë nuk e mohon emrin e Besnik Hasit. "Kemi disa projekte të cilat do t’i shohim, nuk përjashtohet mundësia që të jetë Hasi ose të jetë dikush tjetër", theksoi Duka.

Ndërsa një ditë më herët, ndihmëstrajneri i klubit mbretëror belg Anderlecht, Besnik Hasi është shprehur i gatshëm ta drejtojë ekipin kuqezi, nëse i jepet kjo mundësi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›