Sot në mesditë Kryeministri Fatos Nano bëri një vizitë në selinë e Komunitetit Musliman Shqiptar me rastin e festës së Kurban Bajramit. Duke iu uruar këtë festë zotit Hafiz Sabri K

Sot në mesditë Kryeministri Fatos Nano bëri një vizitë në selinë e Komunitetit Musliman Shqiptar me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Duke iu uruar këtë festë zotit Hafiz Sabri Koçi dhe të pranishmëve të tjerë Kryeministri Nano theksoi se tani më jemi në momente shumë më të mira për gjithë shqiptarët, pra edhe për Komunitetin Musliman dhe ne pergjithesi per muslimanët e Shqipërisë.
Besoj se ne do ta bisedojmë së bashku për të përcaktuar një vend sa më të përshtatshëm për të ndërtuar Xhaminë që ju keni kërkuar, -tha Kryeministri Nano duke iu drejtuar Hirësisë së Tij , Kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar Hafiz Sabri Koçit, i cili qe dakort me ketë sugjerim.
Po ashtu, gjatë bisedës së tij në këtë komunitet, Kryeministri Nano u interesua edhe për projektin që është përgatitur për këtë Xhami, si dhe kërkoi që edhe ai te ketë mundësi ta shohë këtë ate.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për vlersimin e Kryeministri Fatos Nano tha : "Dita e Bajramit eshte nje nga festat e te gjitheve. Besoj se kete here vjen ne nje moment ku dhe Shqiperia dhe shqiptaret edhe vete Komuniteti Musliman jane ne nje moment reflektimi pozitiv, po forcojne momentet e bashkejeteses dhe jane te angazhuar qe, duke u afruar drejt Europes, te ruajne vlerat shpirterore, si dhe te luftojne bashkerisht te njejtat te keqija."