E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri shqiptar, Fatos Nano ka qene sot i pranishem, ne vijim te fteses se disa diteve me pare, ne fazen permbyllese te stervitjes ushtarake te forcave amerikane te aeroplanmbajteses Harry Truma

Kryeministri shqiptar, Fatos Nano ka qene sot i pranishem, ne vijim te fteses se disa diteve me pare, ne fazen permbyllese te stervitjes ushtarake te forcave amerikane te aeroplanmbajteses Harry Truman e ankoruar ne detin Adriatik. Kryeministri eshte shoqeruar ne kete eveniment ushtarak nga Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone z. Xhejms Xhefri.

Per nder te Kryeministrit shqiptar ne fillim te servitjes eshte bere nje pershendetje zyrtare nga ana e trupave ushtarake te kesaj aeroplanmbajtese.

Komandanti i aeroplanmbajteses amerikane z. Michael Groothousen e ka njohur Kryeministrin shqiptar me strukturat dhe forcat perberese te ketij kontigjenti luftarak. Me pas autoritetet e larta kane ndjekur nga afer manovrat e avioneve gjuajtes dhe mbeshtetes te operacioneve luftarake.

Kryeministri Fatos Nano ne fund te kesaj vizite eshte falenderuar per mbeshtetjen e pakushtezuar dhe te plote per SHBA-ne, si dhe per lehtesite e ofruara.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›