E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukët e Gjenovës, me origjinë shqiptare

Kanë mbiemrin e qytetit të tyre, Durrazo dhe janë një nga familjet më më emër në shekujt 16- 18. Për nder të kësaj familje, nga ku kanë dalë personalitete të njohura është zhvilluar një aktivitet nga Klubi diplomatik shqiptar, nën kujdesin e Zonjës Liri Berisha dhe bashëkshortes së ambasadoti të OSBE-së në Tiranë, Ana Mari Wollfarth. Për të gjithë ata që nuk e kanë njohur hiztorinë e kësaj familje shqiptare, në këtë aktivitet është bërë një prezantim me detaje i saj nga Angela Valenti Durazzo, e cila mund të quhet mbase dhe pinjolla e fundit e kësaj dinastie të famshme. Me kujdes dhe dashuri ajo ka mbledhur hap pas hapi të gjitha gjurmët e të parëve të saj, duke i përmbledhur në një libër me titull "I Durazzo - Da schiavi a dogi della Repubblica di Genova". Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm figura të njohura të politikës, ambasadorë dhe njerëz të botës së medias, të cilët me interes të madh dhe kureshtje kanë ndjekur atë që Angela Durazzo ka treguar historine e familjes së saj. Që kur ata ishin skllevër në Gjenovë e deri kur u bënë zotër të këtij vendi të famshëm. E kaluan detin në shekullin XVI dhe lanë pas Durrësin. Por kur mbërritën në Republikën e Gjenovës, vendosën të mbajnë si mbiemër emrin e qytetit të tyre, Durazzo. Brez pas brezi, ata u bënë njerëzit më të famshëm të Evropës. Ishin doxhë (drejtues), senatorë, kardinalë, diplomatë dhe këshilltarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›