Kapen 118 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Kapen 118 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek ndërsa janë arrestuar dy të rinj, njëri prej të cilëve një shtetas shqiptar.
Sipas informacioneve policia kufitare e Delvinaqit në Janinë ka pikasur një makinë që vinte nga kufiri i gjerbër me Shqipërinë dhe i ka bërë shenjë të ndalojë por automjeti ka shtuar shpejtësinë për në drejtim të Janinës.
Pas disa minuta ndjekje makina është ndaluar nga policia duke bërë të mundur edhe arrestimin e një 30-vjeçari shqiptar dhe një të ri nga Janina.
Gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur edhe sasinë e drogës prej 118 kg. Mësohet se ndaj shqiptarit të arrestuar ka edhe disa urdhër arreste për çështje të mëparshme të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identitikimin e personave të tjerë të përshirë në trafikun e drogës.