Portrete psikologjike ekspozite ne galerine FAP
“Portrete psikologjike” kështu titullohej ekspozita e studenteve të vitit të parë të “atelierit 2012” çelur në galerinë “FAP” të Akademisë së arteve. Në këtë ekspozitë u prezantuan 170 punime. Juria ka shpallur dhe tre fitues. Në vend të parë u rendit Floriana Marku, për pikturë, të dytin Mirjana Meçaj me instalacion dhe të tretin Hajredin Manuka në skulptur. Punimet do të ekspozohen për publikun deri më 20 maj.