Vllaznia “përzë” me daulle Dinamon dhe Sejdinin nga Shkodra

Vllaznia realizoi një fitore spektakolare me Dinamo duke fituar me blutë me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen që u luajt sot në orën 14.00. Skerdi Bejzade celi serinë e golave në minutën e 9-të të takimit, për t'ia lënë radhën një tjetër sulmuesi kampion si Klevis Dalipim që dyfishoi rezultatin pesë minuta më pas, në të 14'. Në pjesën e dytë, Dianamo shfaqi lodhje të madhe dhe Vllaznia përfitoi duke shënuar golin e tretë me anë të Bejzades njëmbëdhjetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, 79'. Më këtë fitore, e treta e Vllaznisë në shtëpi në pesë ndeshje në stadiumin "Vllaznia". Dinamao pësoi humbjen e pestë në kampionat, duke mos mundur të marrë qoftë edhe një pikë të vetme jashtë fushë, ndërkohë portieri i Kombëtares, Ilion Lika pësoi golin e 13 në 8 javë kampionat. Me tri pikët e marra ndaj Dinamos, Vllaznia u ngit në kuotën e 13 piëkve në vendin e pestë, një më pak se Partizani me të cilin do të balafaqohet në Javën e 9-të. Dinamo me vetmë 9 pikë, po dëshmon se edhe likuidimet financiare dhe përforcimi i Redi Jupit nuk mund të shpëtojë "nendetsen", që është larg objektivave sezonalë.
VLLAZNIA - DINAMO 3-0
Skerdi Bejzade 9', 79', Klevis Dalipi 13'
Renditja pas javës së 8-të
1 Tirana 18 5 3 0
2 Elbasani 16 5 1 2
3 Teuta 14 3 5 0
4 Partizani 14 4 2 2
5 Vllaznia 13 3 4 1
6 Shkumbini 10 3 1 4
7 Luftëtari 10 3 1 4
8 Besa 9 2 3 3
9 Dinamo 9 3 0 5
10 Flamurtari 7 2 1 5
11 Kastrioti 7 1 4 3
12 Apolonia 4 1 1 6