E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, katër humbje në katër ndeshjet e fundit

Shkumbini po "thahet" në mes të vjeshtës, teksa sot ndaj Teutës pësoi humbjen e radhës dhe të katërtën rresht. Në ndeshjen e luajtur në fushë asnjanjëse, në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", Teuta e Sulejman Starovës fitoi 2-0 me peqinasit e Vasil Bicit. Golat për durrsakët u shënuan nga Daniel Xhafaj në të 26' (goli i tij i gjashtë sezonal, ku bashkua në këtë kuotë me vlonjatin tjetër Rolan Nënaj), ndërkohë që Bekim Kuli realizoi dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë, në të 47. Ky ishte dhe goli i parë sezonal i kavajasit të Teutës. Për të vecuar është edhe largimi me karton të kuq të dy futbollistëve, Xhyrës së Shkumbinit dhe Daniel Xhafaj të Teutës në minutën e 66, kur gjyqtari i takimit Lorenc Jemini i përjashtoi dy lojtarët pas një grindje midis tyre.
Teuta regjistroi fitoren e tretë në kampionat, tri pikët e së cilësi ngjitën durrsakët në vendin e tretë me 14 pikë, po aq sa Partizani. Shkumbnini prej katër javësh është mbërthyrr në kuotën e katër pikëve, ndërsa rrëshqet vazhdimisht në tabelë dhe tani ndohet në vendin e 6-të me 10 pikë, po aq sa Luftëtari.

SHKUMBINI-TEUTA 0-2
Daniel Xhafaj 26', Bekim Kuli 47'
Karton i kuq: Xhyra 66'/D.Xhafaj 66'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›