E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Disa grupe po ngrejnë kauza të paqena

TIRANE- Ne jemi për një regjistrim që do të zgjidhë problemet ekzistuese dhe jo për një regjistrim që do shtojë problemet Kështu u shpreh kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në parlament gjatë një interpelance të kërkuar nga vetë ai, me ministrin e Inovacionit, Genc Pollo lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Për të gjithë ata që bëjnë deklarim të rremë të kombësisë, parashikohen gjoba, sipas Dules, kjo është një pikë e cila shkel hapur të drejtat e njeriut.

Ai tha se qeveria nuk ka punuar për informimin e popullsisë, duke lënë kështu hapësira për keqkuptime.

Janë krijuar grupime që po ngrejnë kauza të paqena, në sajë të mosinformimit- tha Dule.

Ndërkohë ministri, Pollo tha se censusi nuk shënjestron pakicat etnike.

Janë të lirë të marrim pjesë të gjithe qytetarët shqiptarë, përfshirë edhe pakicat- theksoi Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›