Berisha: Ultimatumet e opozitës, justifikim i qëndrimit bllokues
Ndërsa në Kuvendin e Shipërisë pritej të votoheshin ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, nga New York-u kryeministrit Berisha ka deklaruar se opozita shqiptare po përdor votën për të bllokuar vendin. Në përgigje të mediave, duke iu referuar opozitës shqiptare Berisha tha se ajo ka vendosur një sërë ultimatumesh për të ngritur dorën në parlamet, kusht që sipas kreut të qeverisë kërkojnë të justifikojnë qëndrimin bllokues opozitar.
"Shqipëria ka suksese të padiskutueshme në fushat ekonomike, sociale e të tjera, si dhe rezultate të lakmueshme të reformave. Natyrisht, Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht i njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar. Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reformën zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues” ka theksuar Berisha.
Deklarata e kryeministrti vjen pas një qëndrimi të qartë të kryesocialistit Rama i cili deklaroi se opozita nuk do të votonte arnime ligjesh për ti hedhur hi syve Brukselit por se ka një platformë të plotë për ligjet me shumicië të cilësuar.