Kosovë, 30 ditë arrest shtëpiak për Fatmir Limajn
Gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj deputetit Fatmir Limaj, ka njoftuar avokati i tij, Tahir Rrecaj.
Kjo masë e arrestit është propozim i Prokurorit. Gjyqtari është pajtuar me këtë, për shkak se e ka vlerësuar gatishmërinë e Limajt për tu paraqitur para Gjykatës sa herë ka pasur nevojë, ka thënë Rrecaj.
Nuk i dimë ende arsyet, është përgjigjur Rrecaj në pyetjen se pse është marrë një masë e tillë.
Sipas Express Online, ai ka thënë se pala mbrojtëse nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi.
Limaj dhe unë e respektojmë këtë vendim- eshte shprehur avokati
Fatmir Limaj, pas seancës, është shoqëruar me veturat e EULEX-it për në shtëpinë e tij.
Një zëdhënës i EULEX-it ka thene për Express Online se gjykatësi, pas shqiptimit të masës së arrestit shtëpiak, ia ka konfiskuar dokumentet e udhëtimit deputetit Limaj.