E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, Hashim Thaçi hap bursën NASDAQ

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hapur sot bursën NASDAQ  në New York, duke i rënë kambanës simbolike që nënkupton fillimin e një dite të re në treg.

Paraprakisht, Thaçi u prezantua nga zyrtarë të kësaj burse si Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, dhe një nga themeluesit e UÇK-së.

Thaçi, ndërkaq, falënderoi NASDAQ për mundësinë, dhe tha se Kosova si shtet i ri është i hapur për investimet e huaja.

Një ditë më parë, bursa u hap simbolikisht nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. (Express)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›