Dule Formulari i regjistrimit shkel konfidencialitetin
Edhe regjistrimi i popullsise rezulton te jete me shume nje premtim pa produkt qe Kryeministri Sali Berisha u ka bere nderkombetareve. I nisur me debate te forta per arsye te termave te lire te vetedeklarimit qe renditeshin ne formularin baze procesi eshte reduktuar ne nje pike qe pala qe dikur e mbeshteti ate sot kundershton dispozitat e miratuara me amendimet e fundit ne ligjin per regjistrimin ne Parlament. Keshtu kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka deklaruar dje se ajo cfare ka hyre ne fuqi me ligjin e ri thjesht nuk mundeson nje regjistrim sipas vetedeklarimit dhe per me teper cenon edhe te drejta bazike sic eshte konfidencialiteti i te dhenave. Konstatojme me keqardhje se me mendimet e fundit ne ligjin mbi censusin abrogohet e drejta thelbesore e vetedeklarimit penalizohet ajo dhe ne te njejten kohe shkelet parimi i konfidencialitetit te te dhenave ne census. Per rrjedhoje nje regjistrim i tille nuk mund te jete i standardeve europiane por nje regjistrim hibrid ku qeveria nga njera ane kerkon ti hedhe hi ne sy komunitetit nderkombetar e ne fakt do kemi nje regjistrim te ngjashem me ato te zhvilluar ne sistemin totalitar - theksoi Dule. Kjo eshte dalja e pare publike zyrtare e tij kunder regjistrimit duke i derguar nje mesazh direkt Kryeministrit Sali Berisha qe eshte edhe praktikuesi i pare ne Shqiperi i idese se vetedeklarimit ne procesin e regjistrimit te popullsise. Ai ka folur edhe sa i perket unifikimit te perfaqesise se minoritetit per te cilen po behen perpjekje. Jemi ne nje perpjekje sistematike per unifikimin e perfaqesimit politik te minoritetit etnik grek. Instrumentet veglat e zotit Berisha mbi te cilat investohet bujarisht me poste drejtuese ne administrate dhe me oferte shansesh abuzive nuk jane dhe nuk mund te perbejne perfaqesim dhe perfaqesues te minoritet grek. Ne flasim per unifikimin e zerave te shendoshe - tha Dule.