Qeveria i shkurton 100 milione leke bashkise
Problemet per Bashkine e Elbasanit duket se nuk kane te sosur. Ne vitin 2011 Elbasani do te perballet ne me pak mundesi per investime dhe ne me pak mundesi per sherbime ndaj qytetareve. Shkak per kete fenomen eshte bere shkurtimi i buxhetit qe ka bere qeveria ne Bashkine e Elbasanit. Ministria e Financave gjate rishikimit te buxhetit te bashkise ka vendosur qe per Elbasanin te levroje nje fond me nje mungese prej 100 milione lekesh te vjetra. Fillimisht ministra e linjes akordoi shumen prej 307 406 000treqind e shtate milione e katerqind e gjashte mije por pas nje rishqyrtimi e tkurri ate duke e cuar ne vleren e 298 184 000dyqind e nentedhjete e tete milione e njeqind e tetedhjete e kater mije pra me rreth 100 milione leke me pak ne buxhet. Sipas nenkryetarit te Bashkise se Elbasanit Serafin Papa arka e financave ndodhet ne nje situate te veshtire si pasoje e zgjedhjeve lokale te 8 majit por per te minimizuar sadopak pasojat negative ne investime administrata ka marre masat per vjeljen e taksave. Gjate muajit qershor dhe korrik jane kryer aksione ne bizneset te cilat nuk kane paguar taksat detyruese per zhvillimin e aktivitetit. Sipas Papes kjo garanton nje pjese te realizimit te investimeve por jo ne masen e kerkuar. Ndonese vitit 2011 po i afrohet fundi Bashkia e Elbasanit ende nuk ka miratuar buxhetin e kesaj periudhe qeverisjeje. Po keshtu bashkia vazhdon qe te punoje me 1/12 e buxhetit sepse ai ende nuk eshte miratuar nga Keshilli Bashkiak parazgjedhor por ne muajin shtator pritet qe te nise puna per miratimin e tij. Sipas Papes menaxhimi i Bashkise ne kushte te tilla ka qene i veshtire per te gjithe administraten. Gjithashtu bashkise i duhet nje fond i mjaftueshem per rimekembjen e teatrit Skampa i cili u shkrumbua nga flaket disa dite me pare. Por ajo duhet te mbaje premtimin qe kreu i bashkise Qazim Sejdini u ka dhene qytetareve cka do te thote qe per te investuar ne objektin e kultures duhet nje shume e madhe financiare. Po keshtu Ministria e Financave vazhdon qe te mos levroje fondin prej 5000 lekesh per lindjet e reja. Deri me tani prane Drejtorise se Finances se bashkise qytetaret kane dorezuar 2200 certifikata lindjeje duke pritur shperblimin e premtuar nga qeveria. Ne e kemi derguar kerkesen prane Ministrise se Financave por deri me tani nuk ka ardhur asnje pergjigje nese do te kete ndonje levrim fondi apo jo shprehet Papa.