Vdekja e shtetasit grek, arrestohet i dyshuari
Policia e Sarandës ka arrestuar sot 53-vjeçarin Xhemal Kullaj, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit grek Kostandono Karadimas.
Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi 53 vjeçarit Kullaj është bërë pasi ky është personi i dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 79 vjeçarit Kostandinos Karadhimas, banor i Lamias në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19.00 të së mërkurës në parkingun e Hotel “Olimpia” në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës, ku 53-vjeçari është konfliktuar me 79-vjeçarin në lidhje parkimin e automjeteve.
Ata janë shtyrë me duar dhe shtetasi Kostandinos Karadhimas është rrëzuar përtokë duke u dëmtuar në kokë. Menjëherë ai është transportuar për në spital, ku ka ndërruar jetë.