Dule Kundër Kodit të ri
Tiranë (start)- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) Vangjel Dule, tha sot se formula e Kodit Zgjedhor, është një formulë e pabarabartë dhe jo konkurruese, e cila do të sjelle apriori kontestime për procesin e ardhshëm zgjedhor. Për këtë arsye, partia e Dules ka deklaruar votën kundër në Parlament të Kodit të ri.
“Megjithëse, projekti për Kodin Zgjedhor erdhi për herë të parë në kohën e duhur dhe i formuluar kryekëput nga Komisioni i Reformës Zgjedhore , pa asistencën e ndërkombëtareve, është ende larg praktikave evropiane , pasi nuk jep garanci se kur do të përfundojë procesi i pajisjes së qytetarëve me dokumente përkatëse për të votuar dhe listave adekuate të zgjedhësve”-theksoi Dule për mediat.
Sipas Dules kodi zgjedhor për me tepër është hartuar edhe pa asistencën ndërkombëtare dhe kjo i shton me shume shanset qe produkti final i tyre te jete i kontestueshëm.