PS: Qeveria braktis kulturën
Tiranë (start)-Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Partinë Socialiste Ledi Shamku deklaroi sot për mediat, se qeveria ka braktisur kulturën kombëtare, studimin dhe vlerësimin e saj. Shamku ka veçuar fushën e albanologjisë, si sektorin më problematik dhe më të braktisur nga investimet e qeverisë.
“Nuk ekziston më albanologjia. Kasta e të paaftëve po asgjëson gjithë përpjekjen shekullore të shqiptarëve për identitet kulturor, duke u sjellë më keq se një pushtues ndaj vlerave tona kombëtare dhe evropiane”-theksoi Shamku për gazetarët, teksa ka shtuar se për vitin 2009 krejt kërkimi shkencor zë vetëm 1.2% të xhepit të vogël të Ministrisë së Arsimit.
“Reforma në albanologji u shpall me bujë si reforma e shekullit”-vijoi më tej, ajo teksa e cilësoi këtë reformë si më të keqen që prej gati një shekulli.