E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj akuza për buxhetin

Tiranë (start)-Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Arben Malaj deklaroi sot se buxheti i vitit 2009 u përgatit dhe po diskutohet në mungesë të transparencës ndaj publikut dhe komuniteti të biznesit. Kjo sipas deputeti socialist, bëhet pasi qeveria për shkak të dështimeve i shmanget ballafaqimit publik për qeverisjen 4-vjeçare.

“Shqetësimi i parë është rënia e të ardhurave në fundin e vitit 2008 që po kompensohet nga qeveria me mbledhje abuzive të të ardhurave nga doganat dhe tatimet”-theksoi Malaj për mediat, ndërsa shtoi se raporti i fundit i BE-së thekson se 75 % e rritjes së të ardhurave në vitin 2008 është nga rritja e çmimeve çka do të thotë se shqiptarët kanë paguar më shumë dhe janë varfëruar më shumë.

“Qeveria deklaroi se rritja ekonomike për 2008 do të ishte dy shifrore rreth 11 %, me e madhe se e Kinës dhe Indisë, FMN parashikon një rritje rreth 6 %, ose 200 % më pak se deklarata e Kryeministrit”-vijoi më tej Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›