E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy kritikon politikën e Bushit

Nisë (start)-Presidenti francez, Nicolas Sarkoy, tha sot në Nisë, se kërcënimet ushtarake të homologut amerikan, George W. Bush nuk i kishin sjellë asgjë të re në konfliktin ruso-gjeorgjian. Sarkozy tha se si kryetar i Këshillit Evropian, nuk kam bërë asnjëherë kërcënime ushtarake ndaj vendeve të tjera. “Nuk jam i sigurt në është kërcënimi ushtarak që i çon përpara gjërat", deklaroi Sarkozy në një konferencë shtypi në mbyllje të samitit BE-Rusi.

"Gjithmonë kam thënë se nevojitet dialogu dhe se Evropa e ka paqen ndër bindjet kryesore të saj. Ajo është përpjekur të jetë një faktor paqeje mes Federatës ruse dhe Gjeorgjisë. Armëpushimin e arriti Evropa"-tha më tej kreu u shtetit francez për të justifikuar udhëtimin e bërë në mes të gushtit në Moskë dhe Tbilisi.

"Mes strategjisë së disa miqve të Gjeorgjisë dhe strategjisë së Bashkimit Evropian, ajo e Bashkimit Evropian ishte më e efektshme dhe solli më tepër rezultate", këmbënguli presidenti francez, pa përmendur me emër Shtetet e Bashkuara.

"Mund të vazhdojnë kërcënimet mes Rusisë dhe Evropës për mburojën antiraketë, për raketa, për anije e të tjera, por kjo nuk do t'i sillte asgjë Rusisë, asnjë të mirë Gjeorgjisë dhe asgjë Evropës", përfundoi Nicolas Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›