E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Opozita mund te shpetonte procesin

Kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i ka bere apel dje opozites qe te perfshihej ne proces. Ne momentin qe nga kandidimi u terhoq Artan Hoxha, Dule kerkoi nga Partia Socialiste qe te tregohej e pergjegjshme dhe te fuste kandidate ne gare. Ai u shpreh se propozimi i ish-kryeministrit Fatos Nano do te mundesonte zgjidhjen e situates me konsensus. "Opozita te shpetoje procesin dhe fatet integruese te vendit, duke propozuar zotin Fatos Nano. Duhet te forcojme alternativen e re, kandidaturen e re dhe per PBDNJ-ne eshte pikerisht momenti te shpetojme procesin. Te propozohet zoti Nano, i cili do te ishte zgjedhja optimale ne kete situate qe po kalon vendi", u shpreh dje Dule. Megjithate apeli i Dules nuk eshte degjuar nga opozita. Ndryshe nga deputetet e Partise Socialiste, Vangjel Dule pranoi qe te marre pjese ne votim, por duke e hedhur voten te pavlefshme ne kutine e votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›