Dule: PBDNJ mbështet tryezën e Topit
TIRANE- Kreu i PBDNJ Vangjel Dule mbështet tryezën e Presidentit Topi në zgjidhje të krizës, ndërsa u kërkon liderve të partive politike të lenë mënjanë alibitë dhe të bien dakord për hir të procesit të integrimit të vendit.
“PBDNJ mbështet fort tryezën, edhe pse është e vonuar, por me rëndësi është që jemi në dyert e kompromisit dhe të dyja palët të ulen me argumente politike dhe jo me alibi.Ka ardhur momenti që Shqipëria nuk mund të humbë më kohë për të qenë pjesëmarrëse e familjes europiane, dhe ky moment kërkon vendime të guximshme dhe kompromise historike nga të dyja partitë më të mëdha në vend” theksoi kreu i PBDNJ në një konferencë për shtyp.
Dule ka kërkuar transparencë të zgjedhjeve, një mënyrë për të bindur cdo qytetar për votën e gjithsecit hedhur në kuti më 28 qershor.
"Askush nuk mund të pretendojë as politkisht dhe as juridikisht rishikimin e rezultatit zgjedhor, sepse ai është dhënë, por është e drejta kushtetuese e çdo qytetari shqiptar të dijë se ku ka shkuar vullneti i tij politik., prandaj kjo është kohë vendimtare që politikanët të sillen të paktën këtë herë si burra shteti, për t’i dhënë Shqipërisë më në fund vendin e duhur në Europë” u shpreh Dule.
(e.n/BalkanWeb)