PS: Dëmshpërbim qesharak për të përmbyturit në Shkodër
TIRANë- Partia Socialiste ka cilësuar si të pamjaftueshëm dëmshpërblimin që qeveria ka akorduar për kompensim ndaj banorëve të përmbytur në Shkodër. Nëpërmjet një deklarate për shtyp deputeti Taulant Balla u shpreh se: “Sali Berisha pasi e përmbyti njëherë Shkodrën me papërgjegjshmërinë e tij, po tenton përmbytjen e dytë, duke i lënë 4312 familjet e dëmtuara në mëshirë të fatit, duke shkelur premtimin se do i dëmshpërblente këto familje qindarkë më qindarkë, duke u tallur për herë të dytë me ata të cilët prej tij dhe Jozefinës besuan se të paktën një herë do tu vinte mbështetje reale dhe jo lëmosha tallëse e radhës, që nuk del për asgjë”
Sipas Ballës, shuma prej 1000 eurosh që kanë vënë në dispozicion të 4312 familjeve shkodrane nuk iu mjafton vetëm për të riparuar dëmet e sjella nga përmbytjet, ndërsa theksoi se Berisha e Jozefina nëse kanë zgjedhur të tallen me popullin shkodran, kjo është një mënyrë e mirë.
“4312 familje të cilat humbën thuajse çdo gjë, shtëpi të shkatërruara, orendi dhe pajisje të dala jashtë përdorimi, prodhim bujqësor i çuar dëm dhe bagëti të ngordhura, do të dëmshpërblehen vetëm me 1000 Euro për familje.
Asgjë. Nëse Jozefina Topalli dhe Sali Berisha kanë vendosur të tallen me shkodranët, atëherë përmes këtij dëmshpërblimi qesharak, mund t'ia dalin. Por të mendosh se me 1000 Euro një familje mund të riparojë dëmet e sjella nga një përmbytje e këtyre përmasave, kjo është e papërfytyrueshme” – vijoi me tej Balla.
Deputeti socialist theksoi se për popullin e Shkodrës kjo mund të cilësohet si përmbytje e dytë pasi mbetën në mëshirë të fatit.
“Sali Berisha pasi e përmbyti njëherë Shkodrën me papërgjegjshmërinë e tij, po tenton përmbytjen e dytë, duke i lënë 4312 familjet e dëmtuara në mëshirë të fatit, duke shkelur premtimin se do i dëmshpërblente këto familje qindarkë më qindarka”- përfundon Balla.
(m.a/BalkanWeb)