“Kutitë” Klosi: Qeveria të pranojë kërkesën e ligjshme të PS
TIRANE- “Partia Socialiste e ka ofruar kompromisin e saj duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve, tani i takon mazhorancës të japë konsensus për kërkesën e ligjshme, atë të hapjes së kutive”. Kështu deklaroi sot deputet socialist, Blendi Klosi ndërsa tha sot se kryeministri Berisha duhet të përgjigjet përse ka frikë nga hapja e kutive.
“Ne e ftojmë Sali Berishën të mos i trembet hetimit të plotë të zgjedhjeve. Ai duhet të ishte politikani me i interesuar në Shqipëri për të hequr çdo hije dyshimi që qëndron mbi zgjedhjet e 28 qershorit”, tha deputeti i opozitës.
Klosi theksoi se hapja e kutive, është një qëndrim parimor i bazuar në vlerat e standardet evropiane të demokracisë ndërsa sipas tij Kushtetuta dhe ligji i njohin Partisë Socialiste të drejtën e hetimit të plotë të zgjedhjeve.
“është refuzimi i Sali Berishës për t’i njohur opozitës këtë të drejtë, që përbën një shkelje të hapur të Kushtetutës. Një qëndrim në respekt të institucioneve sepse Partia Socialiste, pavarësisht rezervave, ka njohur juridikisht vendimin e Kolegjit Elektoral dhe ka deklaruar hapur se nuk synon kontestimin e këtij vendimi”, theksoi Klosi.
(e.n/BalkanWeb)