E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet për vjedhje me dhunë 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Shërbimet e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës në qytetin e Durrësit pasi dyshohet për vjedhje me dhunë. Kështu është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Andi Dalipaj, 20 vjeç, pasi dy ditë më parë dyshohet se ka plagosur duke goditur shumë herë me thikë në pjesën e barkut shtetasin Z.P., 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit në kohën kur Andi Dalipaj i ka kërkuar të dëmtuarit ta transportojë si pasagjer nga Ura e Dajlanit në drejtim të lagjes 14 në Durrës, me automjetin tip Benz me targa DR 5732 E, pronë e babait të të dëmtuarit. 15 minuta pas nisjes ai ka goditur disa herë me thikë të dëmtuarin të cilin më pas e ka hedhur në rrugë dhe është larguar me automjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale shërbimet e policisë kanë mundur të bllokojnë automjetin e vjedhur si dhe armën e përdorur në krim. Aktualisht i dëmtuari ndodhet i shtruar në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë vazhon kryerja e veprimeve proceduriale për ndalimin e të dyshuarit për kryerjen e vjedhjes me dhunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›