Falsifikimi i diplomave të Juridikut, Gjymi: Bashkëpunim me drejtësinë
Fakulteti i Drejtesise denon falsifikimin e diplomave pas rastit te zbuluar nje dite me pare nga policia. Zv. dekani Kristaq Gjymi tha se do te bashkepunoje me autoritetet per zbardhjen e pergjegjesive te gjithesecilit.
"Ne jemi njohur sot në lidhje me këtë fenomen nëpërmjet mediave. Natyrisht i japim mbështetjen tonë maksimale organeve kompetente, organeve të drejtësisë për të kryer hetimet e tyre. Na vjen keq që gjëra të tilla i marrim vesh nëpërmjet mediave dhe doja të shprehja opinionin e stafit akademik dhe pedagogëve të fakultetit të Drejtësisë të cilët kanë ngelur të shokuar nga këto lajme. Mendoj që në të tilla raste deklaratat bëhen me emra konkretë, arrestimi që kanë ndodhur janë korrekte. Ajo që doja të shprehja unë, është që lidhjet me fakultetin e Drejtësisë, i cili është një aset publik, duhet të gjenden sa më shpejt dhe të deklarohen sa më shpejt, që të gjithë njerëzit të ndihen komod në punën e tyre, pasi është shumë shokuese", thotë Kristaq Gjymi, zv.dekan i Fakultetit Juridik.
Edlira Sulejmani