E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Papandreu-Gruevski, asnjë përfundim për emrin

Nuk ka asgjë e re nga takimi i pestë, sy më sy i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë ne Bruksel. Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, Gruevski e Papandreu shprehën mbështetjen për bisedimet nën kujdestarinë e Metju Nimicit dhe gatishmërinë për gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme, që nuk do të dëmtonte asnjë prej dy palët. Hollësi të tjera nga pala maqedonase nuk ka.

Mirëpo zëvendës shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas doli me mesazh të drejtpërdrejt për Shkupin zyrtar: ‘Datë për bisedime nuk do të ketë për aq kohë sa nuk zgjidhet çështja e emrit.’‘Mesazhi im drejtuar njerëzve në vendin tuaj, është se Greqia është e gatshme dhe ka vullnet për zgjidhje, kurse thirrja ime është; na lejoni që të ulemi në tavolinë, në mënyrë konstruktive nën kujdestarinë e Kombeve të Bashkuara dhe të gjejmë zgjidhje lidhur me çështjen e emrin dhe sapo kjo zgjidhje të gjendet, atëherë menjëherë mund t’i filloni bisedimet me BE-në”, deklaroi Dimitris Drucas. ‘Republika e Maqedonisë – e Vardarit” eshte nje nga propozimet e fundit per emrin, por palet nuk e konfirmojne.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›