Dule: Të zgjidhet kriza, Topi të ushtrojë rol

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut i shtohet zërave që bëjnë apel për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në një kohë që më shumë se kurrë flitet për një takim Berisha-Rama në praninë e kreut të shtetit Bamir Topi, Dule ka theksuar se Presidenti duhet te ushtrojë rol që t'i jepet fund ngërçit politik. "Kriza politike duhet të marrë zgjidhje. Presidenti duhet të ushtrojë riolin e tij për këtë", u shpreh kreu i PBDNJ-së, Dule.