Topi: Nuk na falet që skemi sport të skive. Jeta nuk ka vetëm dimensionin politik

Tiranë, 3 shkurt, NOA I bëj thirrje pushtetit
vendor dhe politikës që të mos fokusohet vetëm në debatin politik, pasi jeta ka
shumë dimensione, siç është edhe ai sportiv.
Me të tilla fjalë, presidenti i Republikës ka
përshëndetur ceremoninë e dorëzimit të flamurit përfaqësuesit shqiptar, Erjon
Tola, në edicionin e Lojërave Olimpike Dimërore të cilat do të mbahen në
Vankuver.
Ne do të dëshironim që pjesëmarrja e Shqipërisë
të ishte më e lartë, kjo edhe për faktin se vendi ynë me ¾ zona malore dhe
duhej ta kishte më të zhvilluar sportin e skive, apeloi kreu i shtetit.
Më pas, ai tha se gjithsesi, prania e Erjon
Tolës në Vankuver është një moment emocionant për të gjithë e në veçanti për
Erjonin, i cili do të ketë në dorë flamurin tonë kombëtar duke u dhënë një
mesazh të gjithëve.
Kjo është një pikënisje dhe duhet të synohet
më pas me edukimin e brezit të ri për kurimin e disiplinave të tilla sportive. Ne
e kemi të domosdoshëm ta zhvillojmë këtë sport. Dajti përshembull rrethon si
kurorë Tiranën, dhe në gjithë ato qafa që mbulohen me dëborë, ne nuk kemi asnjë
skiator, tha ndër të tjera presidenti Topi.
n.e/NOA