Zgjidhja e krizës, ambasadori spanjoll dhe Lohan i KE takohen me Berishën

Tiranë, 3 shkurt, NOA Pas dy takimeve
pararendëse me presidentin e Republikës gjatë ditëve të fundit, ambasadori
spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës
së BE dhe ambasadori i Komisionit Evropian Helmut Lohan, janë duke zhvilluar
një takim me kryeministrin Berisha për të diskutuar situatën politike në vend.
Ky takim mes palëve zhvillohet në të njëjtën
kohë disa ditë më pas edhe nga miratimi i rezolutës për Shqipërinë në Asamblenë
parlamentare të Këshillit të Europës.
Ajo rekomandonte një paketë masazh për
zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, ku kryesorja ka qenë ajo e dialogimit
me çdo kusht mes palëve për të zgjidhur situatën e rënduar në të cilën gjendet politika
vendase që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ndërkaq, takimet pararendëse të dy përfaqësuesve
kryesorë të faktorit ndërkombëtar në vendin tonë me kreun e shtetit, Bamir
Topi, u kryen konkretisht në datat 19 janar dhe 29 janar, ku temë kryesore e
bisedimeve ka qenë situata aktuale politike.
Pritet që ajo të jetë edhe në boshtin e tryezës
ku ata janë ulur tani me kryeministrin Berisha, i cili publikisht ditët e
fundit ka treguar nonsensin e tij për të dialoguar dhe negociuar me opozitën për
zgjidhjen e krizës politike, duke pranuar madje që negociator të jetë
presidenti Bamir Topi.
n.e/NOA