E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule akuzon Po nxitet urrejtje mes shqiptareve

Ndërsa në parlament diskutohej projektligji për rregjistrimin e popullsisë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga selia e tij, deklaroi se denonconte këtë proces. Duke mbështetur rregjistrimin mbi baza etnie dhe feje, Dule akuzoi qeverinë për mungesë transparence të projektit, zvarritje të tij, por edhe për ushqimin siç ai tha të partive apo qarqeve nacionaliste në vend.

“Praktikat dhe politikat e qeverisë nga njëra anë karakterizohen nga mungesa të theksuara transparence. Nga ana tjetër, qeveria me qëndrimet e saj ushqen sistematikisht politikat e disa forcave politike dhe organizatave të tjera, politika këto dhe qëndrime tejet obskuratiste të cilat kultivojnë intolerancën  shpesh herë në ekstrem një pseudonacionalizëm që asgjë nuk ka me patriotizmin e vërtetë dhe qëndrimet që shpesh herë kanë cekur edhe hapësirat e kultivimit të urrejtjes etnike dhe fetare në vendin tonë, elementë që e denoncojmë me shumë forcë”-tha Dule.
 
Kreu i partisë që mbron të drejtat e minoritetit grek në vend, tha se është detyrim i standarteve europiane rregjistrimi i popullsisë mbi baza etnie dhe feje, duke ruajtur konfidencialitetin. Dule tha se këto qëndrime nuk i bëri publike sot në parlament, pasi nuk beson tek ky institucion, në një kohë që nuk mohoi se në sesionin e ri parlamentar deputetët e minoritetit grek mund të kenë në parlament grupin e tyre, por kjo i përket së ardhmes deklaroi kreu i PBDNJ-së.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›