E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita e katërt e protestës së minatorëve të Bulqizës

Minatorët theksojnë edhe një herë se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre nga ana e kompanisë koncesionare austriake ACR.

Minatorët kërkojnë plotësimin e këtyre pesë kushteve: Rritjen e pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve në punë, largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kompanisë ACR, si dhe uljen e moshës së pensionit. Në të kundërt, ata thonë se do të hyjnë në grevë urie.

Në takimin e djeshëm të minatorëve me përfaqësuesit e kompanisë ACR, këta të fundit thanë se në disa kërkesa kompania nuk ka çfarë të bëjë. Përfaqësuesit e ACR-së theksuan se heqja e taksës së dyfishtë, largimi i subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i saj, si dhe ulja e moshës së pensionit, nuk janë në kompetencën e tyre.

Po sot një grup përfaqësuesish nga Ministria e Ekonomisë pritet të takohet si me minatorët ashtu edhe me përfaqësues të kompanisë, me qëllim zgjidhjen e situatës. /Start/

                                                                                             2011-07-07 11:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›