Policia e Tiranës arreston tre persona me lëndë narkotike

Të arrestuarit janë: Sokol Balili, 24 vjec, Lision Nanaj, 44 vjec, Ridvan Shiroka, 23 vjec, që të tre nga Vlora. Këto shtetas u kapën dje rreth orës 18:30, në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me 7 kg e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
“Gjatë ecurisë së hetimit mbi këta shtetas, u konkludua se lënda narkotike e llojit kanabis, vinte nga fshtrat Kuc dhe Tërbac të Vlorës me synim shpërndarjen e saj në zona të ndryshme dhe kryesisht në zonën e Fushës së Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakës, si dhe në zonën e Bllokut në Tiranë”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Tiranës.
Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme. /Start/
2011-07-07 12:25