"Antimafia", përplasje mes MF-së dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda

Ligji për sekuestrimin e pasurive të krimit ka përplasur ministrinë e Financave dhe gjykatën për Krimet e Rënda. Në një aktivitet të organizuar në ministrinë e drejtësisë ligji i njohur ndryshe si antimafia ka sjell një debat dhe përplasje mes zv.ministrit të Financave Alfred Rushaj dhe kryetares së gjykatës së krimeve të rënda Etleva Deda. Përplasja mes tyre ka nxjerrë edhe mangësitë që ka ky ligj në zbatimin e tij që nga sekuestrimi i pasurive të prejardhura nga krimi e deri te administrimi i ekonfiskimi i tyre ku molla e sherrit mes Rushajt dhe Dedës kanë qenë perbaruesit.
Por edhe zv.ministrja e drejtësisë Brikena Kasmi ka vënë në dukje mangësitë e ketij ligji dhe zbatimin e tij.
Në këtë aktivitet e cila do të zgjasë dy ditë janë të pranishëm përmbarues shtetërorë dhe privat si dhe prokuror të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe gjyqtar të cilët do të diksutojnë për ligjin antimafia si dhe mangësitë apo edhe pengesat që dalin për zbatimin e tij.