Dule, daulle pro Bollanos

Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule mbrojti zotin Bollano duke cilesuar mediat si frenuese te proceseve integruese te vendit.
“Akuza per anti-shqiptarizem, per anti-kushtetuetshmeri, komentet mbi komentet behen pa asnje reference konkrete”, u shpreh Dule.
Por ne fakt zoti Dule mesa duket harroi se memorandumi i Omonia-s u pranua nga nje deputet grek i ekstremit te djathte Thanasis Plevris shoqerues i tij dhe Bollanos ne takimet e zhvilluara para pak ditesh ne Greqi, i cili theksoi qarte se parlamenti i vendit te tij duhet te marre parasysh kerkesen e kreut te Omonia-s dhe te kushtezoje ratifikimin e MSA me Shqiperine.
Plevris per me teper beri deklarata te forta edhe persa i perket ceshtjes se pronave ne jug te vendit.
“Patjeter qe jemi te informuar. Doja te deklaroja se jemi dakort me letren e OMONIA-s drejtuar parlamentit grek, e cila i kerkon parlamentit tone te kushtezoje ratifikimin e MSA-se me plotesimin e nje sere kerkesash qe OMONIA ka bere. Qe Shqiperia te hyje ne NATO duhet te plotesoje nje sere kushtesh, midis te tjerash dhe ato te minoritetit grek qe jeton atje. Ceshtjet e pronave me pare i kane zgjidhur te gjitha vendet e lindjes perpara aderimit te tyre ne aleance dhe Bashkimin Europian, ndaj perderisa vendi juaj po ecen drejt kesaj rruge eshte momenti t’i plotesoje keto kritere. Ne e kushtezojme aprovimin tone te MSA-se me hapa konkrete ne kete drejtim dhe pastaj te ndihmojme, e thene ndryshe te marrim dhe pastaj te japim, jo sic kemi bere deri tani. Ne kerkojme vepra e jo fjale”, pati deklaruar Plevris.
Zoti Dule kerkoi ndjesen e mediave per ate qe e quajti genjeshter ndaj njerit prej mbeshtetesve te PBDNJ dhe Omonia-s ne Greqi.
Ndersa deputeti Plevris deklaroi pak dite me pare se partia e tij mendon se tashme jane plotesuar kushtet qe shteti shqiptar t’i shikoje kerkesat e grekeve qe jetojne ne vendin tone dhe te dialogojne per te gjetur zgjidhjen.
Por ne fakt mediat pasqyruan thjesht deklaratat e nje deputeti te parlamentit grek sigurisht duke i besuar atij dhe jo Bollanos qe ne Shqiperi njihet per nje mungese te theksuar sinqeriteti politik.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code