E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, tregu i dominuar

Debati per ate qe ndodh me cmimet e karburanteve ne tregun e brendshem ka marre perfundimisht nje pergjigje zyrtare.

Kryetarja e Autoritetit te Konkurrences, Lindita Lati, ne nje interviste per Top Channel ben te ditur rezultatet e hetimit te thelluar qe ky institucion ndermori mbi shoqerite grosiste te naftes.

“Shoqerite e shumices veprojne ne grup. Ka elemente te anti-konkurrences”, u shpreh Lati.

Keto rezultate jane nxjerre nga sekretariati i Autoritetit te Konkurrences. Vete autoriteti ende nuk ka marre nje vendim zyrtar, por do ta beje kete pasi te degjoje edhe pretendimet e vete shoqerive te karburanteve. Nese Autoriteti do te certifikoje rezultatet e hetimit qe ka bere sekretariati atehere shoqerite e karburanteve do te perballen me masa te forta penalizuese.

“Gjoba eshte 10 perqind e xhiros vjetore te vitit te kaluar per cdo firme”, u shpreh Lati.

Ky eshte hetim i pare zyrtar mbi tregun e karburanteve, i cili ka qene ne qender te vezhgimeve, jo vetem te medias, por edhe te politikes, mbi ate qe ndodh me cmimet ne kete treg.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›